Kryeministri grek Micotakis: Çdo devijim prej Marrëveshjes së Prespës, do të ketë pasoja në rrugën e RMV-së drejt BE-së
“Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”, theksoi Micotakis.
E përkujtoi, siç tha ai, paralajmërimin e tij në vitin 2019 se “ratifikimi i Marrëveshjes na obligon ta zbatojmë atë në të ardhmen”.
“Për prëcaktimin ‘maqedonas’, për fat të keq është e garantuar në Marrëveshjen e Prespës dhe ky ishte mospajtimi ynë më i madh, përkatësisht prapashtesat kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase, dhe jo ‘i Maqedonisë së Veriut’”, tha Micotakis.
Duke e komentuar vendimin e djeshëm të SYRIZA-s opozitare për t’i parashtruar në Parlament tre memorandumet, kryeministri grek tha se është praktikë e cila “me të vërtetë i arrin kufijtë e absurdit”.
“Më bëri përshtpyje fakti që dje SYRIZA shpejtoi t’i parashtrojë tre memorandumet në Parlament. Tani, kur e shohim se për çka dyshuam tashmë një periudhë më të gjatë se mund të vijë Qeveria e ardhshme dhe në njëfarë mënyre ta kontestojë thelbin e Marrëveshjes, që në të vërtetë është erga omnes, përkatësisht një emër për të gjithë. Tani të vijmë ne t’i ratifikojmë memorandumet dhe ta humbim çdo armë negociuese që e kemi për Shkupin?”, theksoi kryeministri grek.
Theksoi se i kanë ndjekur ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut dhe që kanë parë se vjen një Qeveri e re, e kanë lexuar atë që ishte thënë dhe siç sqaroi, prandaj kanë zgjedhur të mos i ratifikojnë memorandumet.
“Ne nuk do t’i ratifikojmë memorandumet gjithnjë derisa nuk do të jemi absolutisht të bindur se pala tjetër nuk është e harmonizuar me të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Prespës”, porositi Micotakis.