Kryeministri bullgar Gllavçev: Nuk kemi çfarë të rinegociojmë me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Qeverisë teknike të Bullgarisë, Dimitar Gllavçev, tha se nuk do të ketë negociata të mëtutjeshme me Qeverinë e Maqedonisë.
“Ata thanë se nuk do të negociojnë me një qeveri teknike, por do të presin një qeveri politike. Prandaj nuk ka edhe nga ana jonë interes për negociata, pasi që nuk ka asnjë bazë. Ka qëndrime evropiane dhe janë të njohura. Në Këshillin e kaluar evropian deklarova se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush obligimet e veta dhe të njëjtën gjë e konfirmoi edhe kryeministri i Greqisë, i cili theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës. Qëndrimi ynë është shprehur në nivelin më të lartë, në Këshillin Evropian”, tha Gllavçev.