Kriza e identitetit / Hoxha i njohur Qazmedin Shaqiri: Mbani emrat me të cilët u kanë përgëzuar prindërit, ju bëjnë nder
Hoxha i njohur nga Kumanova, Qazmedin Shaqiri, i cili jeton dhe vepron në Bashkësinë Islame Shqiptare në Bremen të Gjermanisë ka komentuar vendimet e disa mërgimtarëve për ndryshimin e mbiemrave të tyre, për të cilat ata pretendonë se janë arab, si psh: emri Adem.
Gjatë një interviste për Open-TV, hoxhë Shaqiri thotë se për herë të parë e dëgjon se emri Adem ka lidhje me kulturën arabe.
“Në aspektin personal privat është e garantuar liria për të ndryshuar emrin, nënshtetësinë, bindjet dhe orientimet politike dhe besoj që duhet të mbetet e pacenuar nga askush meqë është e garantuar me Kur’an, kartën botërore të të drejtave dhe lirive të Njeriut si dhe me Kartën europiane.
Andaj ne nuk flasim për dëshira dhe veprime personale por për parime, dituri dhe vlera.
Ka një rregull shkencore që thotë: (Nëse interpretoni kërkohet saktësi, nëse pretendoni kërkohët dëshmi).
Pretendimi se emri Adem asocon dhe ka lidhshmëri me kulturën arabe është pretendim që kërkon prova dhe dëshmi shkencore, sepse këtë askush nuk e ka thënë deri më tani. Është hera e parë që po dëgjoj se Ademi na paska qenë arab”, deklaroi Shaqiri dhe vijon:
“Emri Adem me shumë është i pranishëm në botën krishtere perendimore sesa në botën islame arabolindore. Këtu kemi të bëjmë me deficit të informacionit dhe mungesë të diturisë. Sa për informatë, asnjë profet s’ka qene arab (pos Muhamedit alejhiselam). Kështu nuk kemi nevoj t’i ndryshojme emrat me paragjykimin se kanë lidhshmëri me kulturën, traditen dhe historinë arabe.
Të gjithë profetet ishin hebrenj të kulturës ibrishte. Pra, emrat e shquar botërorë si: Adam, Abraham, Benxhamin, Moisi dhe Jesus nuk janë arabë”, thotë Shaqiri.
Për fund ai apelon: “Mbani emrat me të cilët u kanë përgëzuar prindërit kjo ju bënë nder”, deklaroi hoxhë Qazmedin Shaqiri. (Open-TV)