Kreu i KSHZ-së: Është legjitime të punohet edhe me gjashtë anëtarë
I pyetur në “10 minuta” në TV21, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ka deklaruar se “KSHZ mund të punojë nëse ka shumicë” edhe nëse mungon një anëtar i saj, gjegjësisht për momentin janë vetëm gjashtë.
“Kjo do të thotë se nëse janë gjashtë anëtarë mund të funksionojë pa probleme dhe ligjërisht. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të punojë edhe me katër anëtarë. Neve na takon t’i realizojmë zgjedhjet. Ne kemi një përbërje me përvojë, disa anëtarë janë tashmë në mandatin e dytë, ndërsa disa kanë tre mandate. Për mua ky është mandati i dytë por jo në kontinuitet. Jemi të gatshëm për zgjedhje. Nëse zgjidhet anëtari, mirë, nëse nuk zgjidhet, është legjitime dhe ligjore të punohet me gjashtë anëtarë”, shtoi Dashtevski.