Maqedoni

Krerët shtetëror dhe politik urojnë besimtarët muslimanë

Krerët shtetërorë dhe partiakë ua kanë uruar festën e Kurban e Bajrmit besimtarëve myslimanë. Presidenti i vendit, Stevo Penderovski ka bërë thirrje për ndihmë ndaj njëri tjetrit.

STEVO PENDAROVSKI,PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë qytetarëve të besimit islam. Ju uroj që festat t’i kaloni në harmoni dhe mirëqenie, duke ofruar ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, mbështetje dhe mirëkuptim”.

Në anën tjetër, kryeminstri Dimitar Kovaçevski, ka uruar që këto ditë festive të kalojnë në paqe, dashuri dhe gëzim nëpër të gjitha shtëpit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Festimi i kësaj feste, e cila është simbol i solidaritetit dhe mirëqenies, është në frymën e bashkëjetesës sonë shekullore që ndërtojmë prej brezash. Festa e Kurban Bajramit na kujton të gjithëve kuptimin dhe madhështinë e ndarjes, dashurinë për fqinjin dhe respektin reciprok”

Besimtarët muslimanë i ka uruar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMETAR

“Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe e empatisë, festë e zemërgjerësisë dhe e faljes, festë e altruizmit dhe e vetëflijimit, e mirëkuptimit dhe e respektit mes njerëzve. Edhe këtë vit, Kurban Bajrami i mbushi zemrat e të gjithë njerëzve dhe le t’i mbush me gëzimin që sjell me vete. Në këtë ditë të madhe, le ta ndajmë tryezën, le ta ndajmë atë që kemi me të afërmit apo të largëtit, të njohurit apo të panjohur, me ata që kanë më shumë dhe me ata që kanë më pak”.

Urime për besimtarët muslimanë kanë dërguar edhe krytarët e partive politike në vend. Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i ka uruar besmitar musliman.

HRISTIAN MISKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Maqedonia ka dëshmuar shumë herë deri më tani se njerëzit e besimeve apo etnive të ndryshme kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe kanë përkrahur njëri-tjetrin në sfidat me të cilat janë përballur”.

I pari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ftoi që të reflektojmë për madhështinë e vlerave hyjnore të paqes, solidaritetit dhe respektit ndaj njëri – tjetrit.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Kuptimi i jetës qëndron në dorën e zgjatur të ndihmës, në dorën e zgjatur të pajtimit, në praktikimin e veprave që ndriçojnë horizontet e së mirës së përgjithshme. Uroj që të keni shëndet, harmoni, mbarësi dhe paqe të përjetshme në vatrat tuaja familjare”.

Në këtë ditë, ta zgjatim dorën e solidaritetit duke bërë vepra të mira. Kështu thuhet në urimin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Le të nisim nga familjet tona të ngushta, duke rrezatuar më gjerë në familje dhe në shoqëri, pasi që kjo ditë këtë qëllim ka. Na përkujton se çdo ditë secili nga ne duhet të përpiqet të shpërndajë mëshirë, falje, mirëkuptim, mirësi dhe paqe”

Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në urimin e tij ka theksuar , siç thot ai, le të jemi të gjithë të bashkuar dhe në lartësinë e frymës së festës së Kurban Bajramit, duke kultivuar pandërprerë vlerat më të mira njerëzore..

BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Uroj që kjo festë t’ju gjej të bashkuar dhe të lumtur pranë familjeve tuaja. Kurban Bajrami është festë e sakrificës dhe e përkushtimit njerëzor ndaj njëri-tjetrit, është festë e dashurisë dhe e besimit të pakushtëzuar ndaj Krijuesit të gjithësisë”.

Urime për festën e Kurban Bajramit, ka dërguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Duke u lutur që Zoti ta ketë pranuar haxhin e të gjithë pelegrinëve të këtij viti, si dhe duke u kujdesur që në këtë ditë të mbretërojë buzëqeshja në secilën sofër të Bajramit, uroj nga zemra të keni një Bajram të mbushur me dashuri, të mbrujtur me ëmbëlsi dhe të thurur me përzemërsi”.

Krerët shtetërorë e politik i ftuan qytetarët që të vazhdojnë të jetojnë në frymën e kësaj feste, duke sakrifikuar për të mirën e përgjithshme.