Krenar Osmani: Prokurorët e Alisë pasi dështuan ekstradimin e Ramadanit në Serbi tani për turp kërkojnë arrestimin e Taravarit dhe Mexhitit
Gjatë ditës së djeshme nga Bashkimi Demokratik për Integrim u kërkua përmes një reagimi që MPB dhe Prokurori duhet t’i marrë në pyetje Izet Mexhitin dhe Arben Tararin për rolin e tyre në “lirimin” e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i cili nuk është në burg dhe nuk u ekstradua në Serbi.
E ndaj këtij reagimi të BDI-së ka reaguar përmes një shkrim ish kryeballisti Krenar Osmani i cili shkruan se prokurorët dhe gjykatësit e Ali Ahmetit bënë gjithçka për ta ekstraduar Blerim Ramadanin në Serbi e pasi nuk e arritën këtë, tani kërkojnë arrestimin e Arben Taravarit dhe Izet Mexhitit për shkak se e kanë organizu ikjen e Blerimit.
Reagimi i plotë:
“Prokurorët ene gjykatësit e Alisë bonën gjithçka për ta ekstradu Blerim Ramadanin n’Serbi!!!
Mbasi sën e arritën këtë, shtaj kërkojnë arrestimin e Arben Taravarit ene Izet Mexhitit për shkak se e kanë organizu ikjen e Blerimit!
TMERR, MJERIM!”, ka përfunduar Osmani.