July 7, 2024
Sport

“Krejt pritshin Vardari me fitu, edhe referi ishte me Vardarin, por ne i fitum në penallti”, legjenda Memedi kujton fitoren e Slloga JM në finalen e parë të kupës së Maqedonisë (VIDEO)

 

Njëri prej futbollistëve më të mëdhenj nga Maqedonia e Veriut, Nexhmedin Memedi, ka kujtuar një prej ditëve më emocionuese të karrierës.

Bëhet fjalë për finalen e parë të kupës së Maqedonisë kundër Vardarit në stadiumin e qytetit në Shkup.

Në emisionin “Goli i Europianit” në Open-TV, ai rrëfeu për këtë moment të bukur nga karriera e tij.

“Krejt pritshin Vardari me fitu, edhe referi ishte me Vardarin, por ne i fitum në penallti. Ishte finalja e parë e kupës së Maqedonisë”, tha mes tjerash “Nexhka” i njohur, i cili sot është menaxher i njohur futbolli.