Kosovë

Krasniqi-Kurtit: Je duke luajtur me zjarr, hajde shkojmë bashkë në veri

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Teksa veprimet e Kurtit në këtë pjesë të Kosovës i ka konsideruar aventureske dhe lojë me zjarrin, Krasniqi ftoi kryeministrin ,Albin Kurti të shkojë në veri.

Kransiqi i ka thënë Kurtit se me fjalimin e mbajtur ka ngjarë me një gazetar mediokër të një televizioni shtetëror.

“Nëse kosto është rrezikimi i raporteve me krejt aleatët e Kosovës, nëse kostoja janë ndëshkimet që tashmë kanë filluar e të cilat mund të vazhdojmë a bënë me ditë se a mënon që ja vlen. Por pasi po insiston kryeministër që duhet me shkua ai Hetem e Atiq e Peci e ai tjetri Zeqiri nëpër këto ndërtesa komunale a mund të më tregosh pse nuk po shkon ti o zotëri. A po shkojmë unë e ti a guxon ti me shkua që unë po vijë me ty hajde shkojna na po hyjmë bashkë në ndërtesën në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan edhe në Mitrovicë të veriut ku nuk keni guxu hala. Pse po insiston me i dërgua tre njerëz që jetojnë atje e janë pjesë të popullit shqiptarë më të vuajtur në veri të vendit atyre po iu bënë presion. Hajde shkojmë bashkë, qu zotëri, kryeministër je lehtë e ke këtu prej Prishtinës me dhënë policia ç’policia hajde shkojmë bashkë në veri hyjmë ne në zyre rrimë bashkë“, tha ai.

Kryetari i PDK-së iu drejtuar Kurtit duke i thënë se po luan me zjarr. Ai i bëri thirrje që kreu të ekzekutivit ta lërë demokratizimin e Serbisë por t’i shikojë punët e Kosovës.

“Je duke luajtur me zjarr . Nëse të ka mbetur merak zjarri i të kaluarës mos mundo e ndez zjarr të të tashmes se njerëzit ju vyen qetësi, paqe, përveç nëse ti ke qëllime të tjera. Se sot ti veç një qëllim e ke fol në fjalim a e din krejt çka the është qëllimi me i çlirua serbët. Paramendoje kryeministri i Kosovës qëllim e paska me çlirua komunitetin serb, çlirimtari i serbëve me demokratizua Serbinë, kqyri more punët e tua Kosova është llug”, theksoi Krasniqi.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi theksoi se sot një javë kryeministri Kurti pa fol me asnjë njeri nisi një veprim aventuresk.

“Sot një javë pothuajse në këtë kohë ti krye në vete personalisht pa fol me njeri të lemë e ke nis një veprim aventuresk. Pse aventuresk edhe kryetarët e komunave nuk iu keni tregu se keni me i dërgua në zyra i keni mashtruar duke i thënë se keni takim me Elbert Krasniqi u keni thënë një natë më herët i keni thënë kemi me u taku tek Erden Atiq i keni hyp në kerre e i keni dërguar, Mirë ia keni bë por është marre me u tut se nuk ke pas nevojë me u tut është dashur me u koordinua. Të kishim dhënë ndoshta mbështetje por ju keni mësuar tërë jetën e juaj me punua fshehtë e klandestin edhe me punua krye në vete”, deklaroi Krasniqi.

Ai është kundërpërgjigjur shefit të Qeverisë së Kosovës, duke i thënë se veprimet e ndërmarra në veri i ka bërë pa u koordinuar me askënd, vetëm kokë në vete.

“Del këtu e na lexon raporte e na tregon histori dhe nuk dite një fjalë me treguar pse, qysh, çka do me arrit me këto veprime të cilat absolutisht jo që nuk i ke të bashkërënduara, e që nuk i ke të koordinuara me kërkon hiq, por i ke bërë krye në vete në kundërshtim me ato që i ke deklaruar më herët bashkë me partnerët ndërkombëtar”, deklaroi kreu i PDK-së.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se nuk do të lejojnë prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë sidomos me SHBA-në. /Kosovapress