Maqedoni

Kovaçevskit i bie mikrofoni, pastaj bën shaka: Nuk është Grubi ta ngrejë! (Video)

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendësministren plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtoreshën e Shërbimit të të hyrave të brendshme, Sanja Lukarevska, sot kanë vizituar kompaninë “DIEM-GP” në Gjevgjeli.

Në mes të fjalimit të tij, nga foltorja ra një mikrofon.

– Nuk është Artan Grubi që ta ngrejë këtë tani, pasi ai është për këtë punë – tha Kovaçevski, duke aluduar në një ngjarje të mëparshme kur në fjalimin e Grubit ranë mikrofonat. Me këtë rast Grubi përkul për t’i marrë dhe për t’i vendosur në foltore.

TV 21 bëri një videomontazh të të dyja ngjarjeve. Ky moment është regjistruar edhe nga kamera e Agjencisë MIA dhe shihet në minutën 4.07 sekonda.