KOVAÇEVSKI: ZGJEDHJE DO TË KETË, POR NË 2024
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i është përgjigjur kërkesave të opozitës për zgjedhje të reja parlamentare. Sipas kreu të qeverisë, zgjedhje do të ketë por në vitin e rregullt kur janë planifikuar të mbahen ato, në vitin 2024.
“E kam thënë disa herë që nuk jam një person që i nënshtrohem presioneve, kërcënimeve dhe shantazheve. Nëse e vetmja pikë që opozita mendon se duhet të diskutohet janë zgjedhjet e parakohshme, atëherë nuk do të ketë një takim të tillë sepse do të them edhe një herë se zgjedhje do të ketë, por në 2024″, u shpreh Kovaçevski./KlanMacedonia/