Kovaçevski: Takim me Mickoskin për qeverinë teknike, pas mbledhjes së organeve të partisë
Qeveria teknike është dispozitë ligjore dhe mos mendoni se nuk ka komunikim ndërmjet partive politike në Parlament, të cilat janë të përfaqësuara, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili sot pas vizitës në Manastir, iu përgjigj pyetjeve tëë gazetarëve se kur do të kenë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në temën për Qeverinë teknike.
Takim për qeverinë teknike do të ketë pasi organet partiake do të mbajnë mbledhje, tha Kovaçevski.
“Pra, do të jetë pasi të organet partiake do të mbajnë mbledhje, do të ketë takim, që siç unë thash nuk do të paralajmërohet përmes mediave, sepse takime të tilla nuk duhet të paralajmërohen përmes mediave, por do të jenë një bisedë normale për realizimin e asaj që është përcaktuar, sipas ligjit, gjegjësisht shpërndarja e dikastereve në Qeverinë teknike, votimi i asaj Qeverie teknike në Kuvend”, tha Kovaçevski.
I pyetur për deklaratën e djeshme të Mickovskit në Sveti Nikollë se nëse nuk zgjidhet një anëtar i KSHZ-së nga opozita shqiptare, në atë rast VMRO-DPMNE-ja do të largohet nga KSHZ-ja, Kovaçevski u përgjigj se tashmë ka komentuar për këtë temë dhe theksoi se përbërja e KSHZ-së është rregulluar me ligj.