Maqedoni

Kovaçevski: Shumica është stabile – qeveria e re kalon me mbi 64 vota

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se shumica qeveritare është e fuqishme dhe stabile, kurse riformatimi i Qeverisë do të kalojë me mbi 64 vota.

Siç percjell KlanM deklaratën e Kryeministrit, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në një ngjarje në rrethin e Kavadarit, shkaqet e riformatimit nuk janë personale, por qëllimi është të realizohen reformat.

“Riformatimin që e dorëzova nuk udhëhiqej nga dëshira personale dhe kadrovike, por që vendi të ketë shumicë stabile, të miratohen ligjet ekonomike dhe të gjyqësorit, të realizohen reformat, të mos lejohet bllokimi nga opozita. Vlerësoj se të gjithë partnerët e qeverisë janë për punë efikase të Kuvendit kurse ASH-ja do ta përforcojë shumicën” – ka deklaruar nga Kavadari, Kryeministri Dimitar Kovaçevski. /KlanMacedonia/