Maqedoni

Kovaçevski: Rusia është partneri ynë, por ne do të veprojmë në përputhje me NATO-n

Rusia është partneri ynë tregtar, me të cilin kemi shkëmbim të produkteve dhe shërbimeve të caktuara, por vendimet tona do të jenë në përputhje me vendimet e marra në nivel të NATO-s, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për AIM-n në pyetjen se sa është rëndësishme që vendi të ruajë marrëdhënie të mira me Rusinë, sado perëndimorë të jemi.

“Ne mund t’i shikojmë marrëdhëniet tona me Rusinë në dy mënyra. Së pari, Rusia është partneri ynë tregtar, me të cilin ne shkëmbejmë produkte dhe shërbime të caktuara. Por aspekti tjetër është se ne jemi anëtare të NATO-s. Ne respektojmë plotësisht dispozitat e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe si anëtare e NATO-s jemi pjesë e aleancës më të madhe ushtarake të mbrojtjes në botë dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në përputhje me vendimet e marra në nivel NATO.

Kur shikojmë deklaratat e anëtarëve të tjerë të NATO-s, ato janë në përputhje me dispozitat e marrëveshjes së Uashingtonit dhe vendimmarrjes në NATO”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski shton se vendi është pjesë e NATO-s, merr pjesë në vendimmarrjen e NATO-s dhe i përmbahemi atyre vendimeve natyrisht.