Kovaçevski prononcohet për emërimin e Milikije Halimit: Posedon diplomë universiteti!
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Milikije Halimi është emëruar drejtoreshë e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së” me propozim të Qeverisë, transmeton TV21.
Kovaçevski thotë se e njëjta posedon diplomë të universitetit sikurse të gjithë funksionarët tjerë. “Ajo është zgjedhur nga ana e Bordit Mbikëqyrës sipas kritereve që i ka N.P. për shërbime të aeroporteve, që gjithsesi është një ndërmarrje e vogël dhe në bazë të diplomës universitare që e ka parashtruar”, tha Kovaçevski.
-Me propozim të Qeverisë? “Po, megjithatë në bazë të diplomës universitare që e ka dhe diplomë universitare që e kanë edhe funksionarët tjerë që ushtrojnë funksione të deleguara”, tha Kovaçevski