Maqedoni

Kovaçevski për kryqin: Shteti është laik, opozita mos ta politizojë situatën

Vazhdojnë reagimet e krerëve të shtetit për kryqin e vendosur disa ditë më parë në Kodrën e Diellit. I fundit që ka reagur është edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski. Në lidhje me këtë rast ai ka dërguar disa mesazhe. E para sipas Kovaçevskit është që politika të heqë duart nga feja sepse vendi ynë është shtet laik dhe ai thotë se çdo qytetar ka të drejtë të praktikojë fenë e tij. Maqedonia e Veriut është dëshmuar se është multietnik dhe multifetar në të cilin respektohen të gjitha të drejtat.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Së dyti, është vërtetuar ajo që kam thënë në të kaluarën, se në vend ka politikanë, e kam fjalën për opozitën që aktualisht udhëheq qytetin e Tetovës, të cilët në mungesë të hapësirës dhe projekteve ushqejnë ndjenjat kombëtare dhe fetare. të qytetarëve. E përsëris, politika duhet t’i heqë duart nga besimi.

Ndërkaq, porosia tjetër e Kovaçevskit është se të gjitha mosmarrëveshjet që lindin në lidhje me objektet ndërtimore duhet të zgjidhen në kuadër të ligjit dhe institucioneve, duke respektuar shtetin dhe nevojën e shprehjes fetare. I pari i qeverisë gjithashtu thot se shteti ka nevojë për vendime sa i përket integrimit në BE.