Kovaçevski: Nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike . „Nuk pres rritje çmimi, të njëjtën gjë e kam thënë edhe para përcaktimit të parafundit të çmimit të energjisë elektrike. Pastaj të gjithë thanë se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 30 në 60 për %. Këta ishin të njëjtit që ishin ekspertë të koronës, pastaj u bënë ekspertë të energjisë, tani janë ekspertë të ndryshimeve kushtetuese, theksoi Kovaçevski. Lidhur me vendosjen e tarifës së lirë ditore, Kovaçevski tha se vendimin e merr KRRE dhe se për atë proces EVN-së i duhet kohë që t’i rregullojë njehsorët në amvisëri.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Nëse merret një vendim i tillë, pasi nuk mund të flas në emër të Komisionit Rregullativ për Energji, atëherë me siguri EVN-së do t’i duhet një kohë e caktuar për ta futur atë në të gjithë njehsorët e amvisërive”.
Ai shtoi se është marrë parasysh edhe çmimi i energjisë elektrike për kompanitë e vogla në mënyrë që ajo të jetë në nivel të qëndrueshëm për prodhimin e tyre.