September 28, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: Nuk do të lejohet asnjë lloj presioni, ata që janë përfshirë do të përgjigjen

Kryeministri Dimitar Kovaçevski siguron që po bëhet hetim profesional në lidhje me dyshimet për keqpërdorime të terapisë së pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Ai thotë se nuk do të lejojë asnjëlloj presioni dhe se pret që sa më shpejtë të ketë përgjegjësi.

“Askush nuk guxon të bëjë asnjë ndikim dhe asnjë presion në këtë rast. Më bën pyetje dje nëse do të lejohet çfarëdolloj presioni, nuk do të lejohet asnjë presion, as politik, as etnik, as çfarëdolloj presioni tjetër. Ata që janë përfshirë, nëse duan le të jenë anëtarë edhe të shën LSDM-së, shën VMRO-së, shën BDI-së, ai që ka gabuar, do të përgjigjet”, tha Kovaçevski.