Maqedoni

Kovaçevski: Nuk do të jem ministër në Qeverinë teknike

Kryeministri dhe njëherit kryetar i LSDM-së deklaroi sot se nuk do të jetë ministër në Qeverinë teknike dhe se do ta udhëheq fushatën zgjedhore të LSDM-së. Sipas tij qeveria teknike është obligim ligjor dhe të gjitha partitë që do të marrin pjesë në te, duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe kuptohet ta mbështesin në kuvend.

“Unë nuk do të jem ministër në Qeverinë teknike, do ta udhëheq fushatën e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme. Qeveria teknike është obligim ligjor, të gjithë që do të marrin pjesë në këtë qeveri, nga partitë në pushtet dhe ato në opozitë, fillimisht duhet t’i propozojnë kandidatët e tyre dhe ta mbështesin këtë qeveri në Kuvend. Mendoj se ka mjaftueshëm kohë deri të dielën që ato formalitete të kryen dhe të dielën do të votohet dhe të kemi një qeveri teknike e cila do t’i organizoj zgjedhjet”, tha Kovaçevski.