Maqedoni

Kovaçevski: Me partnerët e koalicionit kemi diskutuar për hapat për të siguruar të ardhmen evropiane

Reformat për rrugën evropiane dhe hapat për sigurimin e një të ardhme evropiane të vendit, janë pjesë e temave për të cilat kryeministri Dimitar Kovaçevski i diskutoi në darkën e punës në Klubin e deputetëve me kryetarët dhe përfaqësues të tjerë të lartë të partive parlamentare, me të cilët LSDM-ja mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar.

Deklarata pas takimit nuk pati, ndërsa për atë që është biseduar informoi kryeministri Kovaçevski në “Fejsbuk”.

“Në një atmosferë të këndshme u diskutua për aktivitetet në vitin e ardhshëm 2023, për masat dhe politikat e Qeverisë për përballjen me krizën globale energjetike, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin energjetik, për zbatimin e programit të qeverisë, reformat për rrugën evropiane, dhe hapat për të siguruar të ardhmen evropiane të shtetit”, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.

Më herët, në selinë e LSDM-së, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq, ka mbajtur takim me partnerët e koalicionit.