Kovaçevski: Mbështetja për VMRO-DPMNE-në nënkupton kthim në të kaluarën
LSDM-ja pranoi ndëshkimin nga qytetarët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe di të mësojë nga gabimet e veta dhe nuk do t’i përsërisë, por dhënia e mbështetjes për VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e ardhshme do të thotë kthim në të kaluarën dhe ndalim të të ardhmes së vendit, theksoi sonte kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në tubimin parazgjedhor të koalicionit për ardhmëri evropiane në Koçan.
“E di që ai ndëshkim më 24 prill na është dhënë neve dhe jo idesë së Maqedonisë evropiane. Ajo që nuk do t’i pranoj janë kritikat nga VMRO-DPMNE dhe nga Hristijan Mickoski, studenti i Nikolla Gruevskit dhe kandidatja e tij për president Siljanovska, të cilët po tentojnë të sabotojnë sërish të ardhmen e shtetit. Kjo do të thotë se në VMRO nuk ka ndryshuar asgjë në periudhën e kaluar dhe as nuk kanë mësuar nga gabimet e tyre. Kjo është e njëjta VMRO që ndërtoi një pallat të bardhë në qendër të Shkupit dhe prej andej sunduan si mbretër, pa ndjenjën e përgjegjësisë ndaj askujt përveç vetes. Nëse një parti e djathtë si VMRO-DPMNE merr shumë pushtet, do të thotë fundi i perspektivës sonë evropiane, sepse do ta vonojnë pafundësisht integrimin evropian, sepse nuk kanë plan dhe nuk janë konsistent në arritjen e qëllimeve strategjike të shtetit, na duhet një e ardhme evropiane, pa u kthyer 20 vjet pas në të shkuarën e hidhur”, theksoi Kovaçevski.