Maqedoni

Kovaçevski: Ideja e Ilindenit është vazhdimësia jonë ndër shekuj

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar një mesazh urimi me rastin e festës së 2 Gushtit – Dita e Republikës.

“Paçim një Ilinden të lumtur dhe të përjetshëm – Ditën e Republikës! Sot festojmë dy Ilindenët, themeluesit e shtetësisë, gjuhës dhe kulturës së Maqedonisë. Ne nderojmë të kaluarën tonë të lavdishme, përballë një të ardhmeje më të ndritshme! Të festojmë së bashku ditën e sotme historike, të bashkuar me të njëjtin besim në të ardhmen tonë të begatë! Ideja e Ilindenit është vazhdimësia jonë ndër shekuj, Ilindeni jeton në të gjithë ne”, shprehet kryeministri Kovaçevski.

Në urim kryeministri Kovaçevski thekson se Ilindeni dhe Asnomi ka krijuar shtet të lirë të pavarur, demokratik, progresiv dhe shqoëri multikulturore dhe kjo duhet të jetë udhërrëfyes i vendit në rrugën drejt BE-së.

“Të festojmë Ilindenin – Vatrën e mëmëdheut!”, thuhet në postimin e kryeministrit Kovacevski në Facebook