Kovaçevski: Gjithë ata që ishin kundër NATO-s, sot janë kundër Korridorit 8
Për më 22 prill është paralajmëruar fillimi i punimeve për Korridorin 8. Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh i bindur se ky projekt bashkë me Korridorin 10D, do të realizohen, ndërkaq theksoi se të gjitha ata që ishin kundër anëtarësimit në NATO, sot janë kundër Korridorit 8.
“Korridoret 8 dhe 10 D do të ndërtohen dhe do t’i zhgënjejmë ata që nuk besojnë në projektin më të madh të infrastrukturës në vend, dhe këta janë të njëjtët që nuk besonin se do të bëhemi anëtarë të NATO-s. Ka kontratë të nënshkruar prej 400 faqesh në të cilën janë të përcaktuara të gjitha detyrimet, si tonat ashtu edhe të kontraktuesit. Në lidhje me fshehtësinë e tij, do të konfirmojë se të gjitha marrëveshjet që janë pjesë e N.P. “Rrugët Shtetërore” mbartin tregues për sekretit afarist dhe konfidencialitetit, sepse përmbajnë teknologji të punës, struktura menaxhuese dhe për shkak të mbrojtjes nga konkurrenca, këto kontrata janë të tilla”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski shtoi se dje Qeveria e ka autorizuar N.P. “Rrugët Shtetërore” që kontratën ta dorëzojë në Prokurorinë Publike dhe se sot e njëjta duhet të shqyrtohet nga organet e drejtësisë.
Dëshmi se tashmë ka filluar projekti është edhe fakti që Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” tashmë ka publikuar shappje për punësimin e punëtorëve që do të punojnë në ndërtimin e katër autostradave,
Shpallja është e hapur deri më 25 prill, ndërsa kontratat e punës vlejnë deri më 22 janar 2028, deri në përfundimin e projektit. Orari i punës është 40 orë në javë.
Funksioni më i paguar në shpallje është ndihmësi i koordinatorit kryesor dhe përgjegjësit të projektit, i cili duhet të jetë me profesion inxhinier ndërtimi. Për këtë pozitë është paraparë pagë prej 70.052 denarëve, me tetë orë punë ditore në ndërrimin e parë.