Maqedoni

Kovaçevski: E di ku kemi gabuar, por tani ajo është përparësia ime më e madhe

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga Ohri e pranoi se ka pushteti ka bërë gabime, por se ata janë përparësia më e madhe dhe premtoi se do të korrigjohen.
“Unë nuk kam iluzion se ne ishim perfekt dhe të pagabueshëm edhe unë edhe njerëzit në ekipin tim e dimë se kishte shumë lëshime dhe gabime, i dëgjoj kritikat e qytetarëve për çmimet e larta, për korrupsionin, problemet në shëndetësi, arsim, sundimin e së drejtës dhe në përgjithësi në shërbimet që qytetarët i marrin, u them se kanë të drejtë, duhej të bënim më shumë dhe më mirë. Unë jam i vetëdijshëm për gabimet, por mendoj se kjo është përparësia ime më e madhe se të gjithë ato do t’i përmirësojmë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së.