Maqedoni

Kovaçevski: E dënojmë aktin e agresionit të hapur ushtarak nga Rusia ndaj Ukrainës

E dënojmë aktin e agresionit të hapur ushtarak nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës. Lufta është mënyra më e keqe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ndërsa agresioni ndaj Ukrainës është kërcënim për paqen evropiane dhe atë botërore, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Qeveria e ndjek me shumë vëmendje situatën në Ukrainë. Gjendja e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe në këtë moment nuk ekziston kërcënim direkt për sigurinë e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Kovaçevski.

Përveç gjendjes së sigurisë, ka shkruar kryeministri Kovaçevski, Qeveria nga afër i ndjek edhe ndryshimet në vijimet ekonomike botërore të cilat janë destabilizuar nga gjendja e saposhkaktuar.

“Qeveria si deri më tani do të veprojë me përgjegjësi maksimale dhe në interes më të mirë të mbrojtjes së ekonomisë dhe gjendjes financiare të qytetarëve”, theksoi Kovaçevski në postim.