Kosovë, publikimi i rezultateve nga KQZ – komunat e fituara dhe ato që shkojnë në balotazh
Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoje rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar komune.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së deri në ora 24:00, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Lista Serbe ka fituar nëntë komuna – ( Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan Zubin Potoku dhe Kllokot).
Partia Demokratike e Kosovës katër komuna – (Mitrovicë, Ferizaj, Hani i Elezit, Skenderaj).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna – ( Deçan dhe Suharekë).
Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna – ( Lipjan dhe Pejë).
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.
Ndërkaq, në balotazh do të jenë:
Gjakova (AAK-LVV),
Gjilani (LVV-LDK),
Dragashi (PDK-LDK),
Klina (AAK-PDK),
Kamenica (PSD-LVV),
Podujeva (LVV-LDK),
Prishtina (LVV-LDK),
Prizreni (LVV-PDK),
Vitija (LDK-LVV),
Vushtrria (PDK-LDK),
Malisheva (Nisma-PDK),
Juniku (AAK-LDK),
Mamusha (KDTP-KATP),
Gllogovc (PDK-DD),
Kllokot (Lista Serbe-GI SNS),
Istog (LDK-AAK),
Shtime (PDK-LVV),
Rahovec (AAK-LVV),
Fushë Kosova (LDK-LVV),
Obiliqi (IQO-LVV) dhe
Kaçanik (PDK-LVV).
Ndërkaq, duke iu referuar KQZ-së në këto zgjedhje kanë votuar rreth 43 për qind e qytetarëve.
Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.
Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.
Në këto zgjedhje lokale kanë pasur të drejtë vote 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.