Kosovë

Kosova siguroi mbi 1 milion e 200 mijë vaksina Pfizer

Deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milion e 200 mijë vaksina Pfizer.

Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për media ku ka dhënë më shumë detaje për kontratën e nënshkruar për blerjen e vaksinave.

“Deri në fund të vitit nga kompania Pfizer pritet të arrijnë mbi 1 milion e 200 mijë vaksina kundë COVID-19”.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e ekzekutivit e ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës e ka përmbyllur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave./klankosova.tv