Kosova do mbetet shpejtë pa naftë, Kastrati group ndërprenë furnizimin e kompanive kosovare
Ukrainë ka krijuar krizë globale dhe rritje të çmimeve për shumë produkte në tregun ndërkombëtar e në veçanti të derivateve të naftës.
Rritjen e çmimeve po e përjeton edhe Kosova, sidomos të naftës, e cila pritet të rritet ende.
Por ky del të mos jetë problemi i vetëm për Kosovën, pasi tash e tutje do të ketë problem edhe me importin e derivateve pasi kompania nga Shqipëria, Kastrati Group ka ndërprerë furnizimin me naftë për kompanitë kosovare të derivateve.
Veriu.info ka siguruar komunikimin intern mes Kastrati Group dhe kompanive kosovare. Në njoftimin e tyre thuhet se kompania në fjalë ka ndërprerë eksportet e naftës për Kosovën deri në një njoftim të radhës.
Kjo për shkak të vështirësisë në gjetjen e produktit.
Më poshtë komunikimit mes Kastrati Group dhe kompanive kosovare: