“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur me nderime të larta shtetërore homologun nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Pritja e Begajt u bë para Presidencës, ku edhe u intonuan himnet shtetërore nga trupat e FSK-së.
Osmani me rastin e pritjes së Begajt ka thënë se “Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”.