Maqedoni

Korrupsioni nxit edhe krimin ekologjik

Tryeza e rrumbullakët e mbajtur në Fakultetin e Sigurisë me rekomandime për hetimin e kriminalitetit dhe veprave penale ekologjike.  Me këtë rast folësit theksuan nevojën e diskutimit në mënyrë që të kontribuohet në përmirësimin e gjendjes me kriminalitetin ekologjik, rritjen e efikasitetit në hetimet kriminalistike, përforcimin e kapaciteteve në polici, prokurorinë dhe gjyqësorin.

“Korrupsioni është shumë i përhapur në këtë pjesë. Nuk do të ekzistonte kjo pjesë, nëse nuk ekziston korrupsioni, p.sh. duke filluar nga ndërtimi i panevojshëm i ndërtesave, shkatërrimi i lumenjve, gjelbërimit, kjo është fillimi i keqpërdorimeve.”, – deklaroi Bazhe Dimitriovski.

“Shumë kohë përpiqemi që të formohet sektor i veçantë në MPB, që do të merret posaçërisht me luftimin e krimit ekologjik. Kjo është lidhja që në zinxhirin hetimeve kriminalistike sipas praktikave tona akademike nuk ekziston.”, – theksoi profesoresha në Fakultetin e Sigurisë, Marina Sazdovska.

“Që të mundet shteti të përgjigjet në mënyrë adekuate, me qëllim të parandalimit të rritjes së numrit të veprave penale, është e nevojshme që të jemi të kyçur të gjithë.”, – u shpreh dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski.

Krimi ekologjik, sipas ekspertëve, lidhet ngushtë me korrupsionin.