Koreja e Veriut ndalon veshjen e palltove të lëkurës, arsyeja? Sigurisht Kim Jong Un
A është e mundur që njerëzit e zakonshëm të Koresë së Veriut të veshin një pallto lëkure, si ajo e veshur nga udhëheqësi i vendit të tyre, Kim Jong Un? Sigurisht që jo!
Palltoja e zezë prej lëkure e Kim-it është bërë objekt adhurimi në Korenë e Veriut. Thuhet se kjo veshje e veçantë fillimisht ishte menduar për elitën e regjimit komunist. Vetëm zyrtarët mund të përballonin lëkurën e vërtetë. Megjithatë, më vonë, veshjet prej lëkure u bënë të disponueshme për klasat e ulëta.
Prodhuesit e veshjeve koreano-veriore kanë filluar të importojnë lëkurë sintetike për të prodhuar lëkurën e tyre. Rezultati ishte që palltoja prej lëkure u bë trend pothuajse në të gjitha tregjet e vendit dhe ishte në garderobën e pothuajse çdo të riu.
Por kjo nuk mund të durohej nga lideri i Koresë së Veriut. Sipas rrjetit radio aziatik “Radio Free Asia”, policia patrullon rrugët dhe ua konfiskon palltot prej lëkure shitësve dhe të gjithë atyre që i veshin.
Pas ankesave të shitësve në Korenë e Veriut, policia u përgjigj se kjo masë është marrë pasi qytetarët që veshin rroba që duken shumë të ngjashme me ato të veshura nga zyrtarët e qeverisë janë një “trend i ndyrë” që vë në pikëpyetje autoritetin e tyre.
Dhe, në fakt, ky ndalim vlen edhe për gratë. Motra e diktatorit, Kim Yoo-yong, e cila konsiderohet si pasardhësja e tij mbizotëruese, thuhet gjithashtu se kishte veshur një pallto lëkure. Kjo është arsyeja pse as femrat në vend nuk lejohen më të veshin pallto lëkure.