Maqedoni

“Kontesti me Bullgarinë”, Osmani thotë ndryshe Zaevi ndryshe!

Qeveria ka dhënë afate të ndryshme sa i takon asaj, se kur pritet të ketë zgjidhje për kontestin me Bullgarinë dhe kështu edhe nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kryeministri Zoran Zaev thotë se zgjidhja do të jetë në muajin dhjetor.
“Pritshmëritë e mija janë se në dhjetor do të kemi zgjidhje”, tha Zaevi, transmeton TV21.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani të shtunën tha se zgjidhe për kontestin me Bullgarinë e pret në muajin shtator./Nmk-post/