Konjufca porosi indirekte për opozitën, mos kërkoni zgjedhje se i bini pishman!
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pasur replika me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasi ky i fundit tha se Kuvendi nuk po arrin të votojë asnjë projektligj, prandaj zgjidhja më e mirë është shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të reja, raporton Ekonomia Online.
Konjufca derisa njoftoi për disa projektligje që pritet të votohen, tha se zgjedhjet mund të bëhen vetëm sipas afateve ligjore.
Madje, ai kujtoi edhe një fjali të tij që dikur e kishte bërë për opozitën në një emision televiziv, kur kishte thënë “a dëshironi të bëheni bashkë”.
“Mos më detyroni. Kjo është arsyeja që sot jeni ardh 90 deputetë a ? Pasi me dy të tretat, mos i provokoni mazhorancës se këta votojnë me shku në zgjedhje. Nesër zgjedhjet nuk munden me ndodh ato e kanë afatin. A po ju kujtohet parvjet me një emision çka iu pata thanë”, tha ai.