Kosovë

Konjufca kërkon reagim ndërkombëtar për rastin e Sanduloviqit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar dhunën që raportohet se i është bërë politikanit serb, Nikola Sanduloviq, në Serbi. Ai i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese “të brutalitetit të shtetit serb, që është i orientuar sa drejt Republikës së Kosovës, aq edhe drejt figurave publike që i shërbejnë përparimit të marrëdhënieve tona”.