Konfirmohet! Masakra në Velipojë mund të ishte paralandaluar, policia kishte dijeni
SHÇBA ka konfirmuar faktin se policia kishte dijeni për konfliktet mes familjes Ferracaku dhe Gocaj, sherr i cili përfundoi me 4 të vrarë dhe dy të plagosur rëndë.
Burimet bëjnë me dije se SHÇBA ka nisur hetimet rreth reagimit të uniformave blu në mosparandalimin e konfliktit që shkaktoi 4 të vdekur.
Dëshmitarët pranë familjarëve bënë me dije se policia kishte 1 javë që ishte në dijeni për sherrin mes familjeve për disa shezlongë dhe një pjesë plazhi.
Viktimat e kësaj përplasje ku janë përdorur 6 armë kanë mbetur shtetasit, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi Musaen Zenelit 20 vjeç. /albeu.com/