Konfirmohet informacioni i portalit Lideri.mk: Pas Arijanit Hoxhës edhe deputeti Bastri Bajrami largohet nga Lëvizja BESA?
Është konfirmuar informacioni i postuar fillimisht nga portali Lideri.mk, se rrugëtimit të Arianit Hoxhës do t’i bashkangjitet edhe një deputet. Sipas KlanM bëhet fjalë për deputetin e Levizjes Besa, Bastri Bajrami.
“Edhe deputeti Bastri Bajrami përkrah vendimin e Hoxhës edhe ai do të largohet nga Lëvizja BESA.
Ngelet të shihet ditëve në vijim se çfarë do të ndodh me kampion politik shqiptar në vend”, shkruan KlanMacedonia në ueb faqen e televizionit.