Konferencë mbarëkombëtare në Londër me temë “Çështja Shqiptare dhe Ribashkimi i trojeve të copëtuara“
Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqiperisë i dhënë mbështetje Lëvizjes Atdhetare “Krahët e Shqipes” (LAKSH) në organizimin e konferencës me temë “Çështja Shqiptare dhe Ribashkimi i trojeve shqiptare të coptuara”, që do mbahet në Londër nga datë 10 deri 13 qershor të këtij viti.
“E nderuar Kryetare e LAKSH Zj. Marsela Koci
Në mbështetje të Konferencës së Londrës inicuar nga Ju që është programuar të zhvillohet me datë 10-13.06.202 me temë “Çështja Shqiptare dhe Ribashkimi i trojeve shqiptare të coptuara, në emër të kryesisë së Shoqatës “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH) mbështesim nismën për zgjidhjen e Çështjes shqiptare me mbeshtetje edhe të ndërkombëtarëve- Britanisë së Madhe dhe Aleatit të madh Strategjik-SHBA (USA). Mbeshteje e plote per nje Memorandum qe do te nenshkruhet per kete qellim” ka shkruar presidenti i AKUSH, Dr. Kujtim Cako, në telegramën zyrtare dërguar kryetares së Lëvizjes Atdhetare “Krahët e Shqipes” (LAKSH), Marsela Koci.