September 28, 2024
Maqedoni

KONFERENCË EKONOMIKE E AMBASADËS SË SLLOVENISË PËR ARRITJET E ANËTARËSIMIT 20-VJEÇAR NË BE

Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut së bashku me Asociacionin e Biznesmenëve të Sllovenisë dhe Maqedonisë,  sot në Shkup organizon konferencë ekonomike për 20 vjet nga anëtarësimi i Sllovenisë me titull “Çfarë na solli  anëtarësimi 20 vjeçar në BE në planin ekonomik”.

Me anëtarësimin në BE, theksojnë nga Ambasada, Sllovenia fitoi avantazhe financiare dhe zhvillimore, sepse si qytetarë të BE-së u janë hapur mundësi për punësim në vendet e tjera anëtare, udhëtimi në BE u bë i lehtë, ndërsa monedha e përbashkët e thjeshtoi punën afariste të kompanive dhe konsumin e individëve. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, shtojnë, na sjell edhe shumë përfitime të tjera, por edhe përgjegjësi.

Qëllimi i ngjarjes është promovimi i të arriturave të ekonomisë sllovene gjatë anëtarësimit njëzetvjeçar të Sllovenisë në BE dhe, mbi të gjitha, të promovohet ekonomia sllovene në Maqedoninë e Veriut.