Komunikacioni në Maqedoni, 30 minuta pritje në pikën kufitare “Tabanoc”
Në pikën kufitare “Tabanoc” për shkak të rritjes së numrit të makinave, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga RMV është rreth 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër korsi të thata.
LAMM i fton shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinave, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimet rrugore.