Komuna e Sarajit shtrenjton tatimin në pronë për 50%
Komuna e Sarajit ka shtrenjtuar për 50% tatimin në pronë, ndërsa për këtë tenton t’ia hedh fajin Qytetit të Shkupit.
Këtë e ka denoncuar nënkryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi, e cila përmes një postimi në Facebook fajëson autoritetet lokale në Saraj për vendimin që rëndon edhe më shumë qytetarët.
Të nderuar qytetarë të Sarajit,
Për shkak të paqartësisë në pagesat për tatimin në pronë për qytetarët e komunës së Sarajit, ju informoj si vijon:
Me vendim të Këshillit të Komunës së Sarajit është sjellur vendim që Komuna të merr 50% më shumë për tatimin në pronë për shtëpi dhe objekte afariste për qytetarët e Sarajit.
Domethënë, shtrenjtimi shtesë vjen si vendim nga Komuna e Sarajit dhe jo nga Qyteti i Shkupit. Ju tani do t’i paguani tatim të shtuar Sarajit me një tarifë shtesë proporcionale.
Përndryshe, Qyteti i Shkupit merr tatim të rregullt vjetor në pronë në të cilin poashtu 50% nga shuma e përgjithshme shkon për Komunën e Sarajit.
Nga kjo rrjedh se qytetarët e Sarajit më shumë se dyfish paguajnë për tatimin.
Turp!