Komuna e Haraçinës e pret shtatorin me shkolla tërësishtë të rinovuara, flasin kryetari Ridvan Ibrahimi dhe drejtori Xhavit Imeri (Video)
Komuna e Haraçinës e pret shtatorin me shkolla tërësishtë të rinovuara, flasin kryetari Ridvan Ibrahimi dhe drejtori i SHFK “Gjergj Kastriot-Skënderbeu”, Xhavit Imeri
Haraçinë, 3 gusht– Nxënësit e dy shkollave fillore komunale në Haraçinë, “Gjergj Kastriot-Skënderbeu” dhe “Abdyl Frashëri”, që nga shtatori i këtij viti do t’i vijojnë mësimet në shkolla tërësishtë të rinovuara.
Kryetari i komunës së Haracinës, Ridvan Ibrahimi dhe drejtori i shkollës fillore komunale “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Xhavit Imeri, kanë treguar për Open-TV për kushtet në të cilën do të mësojnë nxënësit.
“Sot jemi në shkollën fillore Gjergj Kastriot Skënderbue ku së bashku me drejtorin Xhavit Imeri po inspektojmë punimet që janë duke u bërë në këtë shkollë fillore në kuadër të komunës së Haracinës. Ne fillimishtë përgatitëm project dokumentacionin dhe më pas bëmë shpalljen, ku sot po shihet kompania që po bën rregullimin e oborrit të shkollës, ku sigurisht kemi prezantuar një hyrje të re, do të ketë parkingje për të punësuarit, por edhe të prindërve që do të kenë nevojë për të vizituar shkollën, pra më nuk do të ketë rrëmujë para shkollës.Tani po bëhet rinovimi I toaleteve, lyerja e holleve, dhe lirishtë mund të them se shtatorin po e presim me një shkollë tërëishtë të rinovuar dhe mirë të organizuar. Kishim një bashkëpunim me drejtorin dhe tashmë ndryshimi ka ndodhur”, deklaroi mes tjerash Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haracinës, i cili më pas bëri një inspektim edhe te shkolla tjetër Abdyl Frashëri, që poashtu është në rinovim e sipër.
“Shkolla jonë numëron 860 nxënës, gjithsej i ka 34 paralele, me 77 të punësuar. Shkolla jonë punon në dy ndërrime, me kushte më të mira nga viti i kalaur. Pas ndarjes së shkollë në dy subjekte, shkolla punon prej në parashkollore deri në klasën e nëntë. Kryetari sot ishte në vizitë tek ne dhe e falënderojmë për punën që e bënë për të mirën e nxënësve tanë”, u shpreh mes tjerash Xhavit Imeri, drejtor i shkollës fillore komunale “Gjergj Kastriot-Skënderbeu”.
VIDEO: