Komuna e Gostivarit shtroi iftar për personat me nevoja të veçanta
Komuna e Gostivarit shtroi iftar për personat me nevoja të veçanta, prindërit e tyre dhe kujdestarët.
Në iftarin e veçantë i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani si dhe përfaqësues të organizatave dhe shoqatave që kujdesen për persona me nevoja ndryshe.
Kryetari Arben Taravari u shpreh se Komuna e Gostivarit bashkë me organizatat dhe shoqatat po bëjnë punë fantastike dhe japin shembullin e duhur se çfarë duhet të bëjë secili nga ne në lidhje me altruizmin dhe respektin.
Për Komunën e Gostivarit personat me aftësi ndryshe vazhdojnë të mbeten ndër prioritetet kryesore.