Maqedoni

Komuna e Butelit kërkon rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve, të hiqen emrat shqiptar

Nga komuna e Butelit deri tek Qyteti i Shkupit është ngritur iniciatvë ku kërkohet rikthimi i emrave të vjetër të rrugëve në këtë komunë.

Arsyetimi i një kërkese të tillë thuhet të jetë ankesa e shumë qytetarëve deri tek komuna e Butelit, për shkak ndryshimi i emrave ka shkaktuar shpenzime shtesë.

Ndryshimi në emrat e rinj përbëjnë emrat e figurave të shquara të artit dhe kulturës shqiptare, si Omer Kaleshi, Adem Kastrati, Drane Bojaxhiu, Agron Berisha, Surija Imami, Zahir Xhaferi, Afrim Zhitai, Vullnet Starova, Esat Stavileci dhe të tjerë. Ka edhe emra të figurave joshqiptare, por risia në emrat e rinj qëndroi në emrat shqip.

Gjatë ditës pritet të ketë reagim nga këshilltarët shqiptar në komunën e Butelit, të cilët nuk pajtohen me këtë kërkesë.