Komuna dhe Myftinia e Tetovës përkujtuan ulematë dhe hoxhallarët që kontribuan për çështjen fetare dhe kombëtare
Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës sot në muajin e bekuar të Ramazanit sot organizuan Akademinë Solemne “Nata Përkujtimore për Ulematë e Tetovës”. Kjo Akademi u organizua për nder të figurave fetare, hoxhallarëve të cilët kanë kontribuar në mbrojtjen e vlerave fetare dhe kombëtare në qytetin e Tetovës dhe rrethinë, shkruan Lideri.mk.
“Veprat e tyre do mbeten gjithmonë rrugë e dijes dhe drejtësisë së pashoq për gjeneratat e ardhshme. Tetova është e pasur me figura të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme!”, tha me këtë rast kryetari i komunës, Bilall Kasami.