Kompromiset nuk janë përher negative ato mund të sjellin edhe pozitivitete
Ejup Berisha
Ejup Berisha
Kompromiset nuk janë përher negative ato mund të sjellin edhe pozitivitete
Thirrje për elitat kryesore politike të vendit si të pushtetit por edhe të opozitës, merrni guximin dhe miratoni më shpejtë ndryshimet e nevojshme kushtetuese në Kuvend për ti plotësuar kushtet e nevojshme për hapjen e bisedimeve në Bruksel për antarsimin e vendit në Bashkimin Europjan. E di që nuk është e lehtë për të gjithë ne kjo e posaqërisht për bashkshtetasit tanë maqedonas, por edhe nëse mbesim jashta BE-së duke dashur që disa të tregohen shumë patriot e që në fakt nuk janë edhe aq atëher pas kësaj duhet të bëhen kompromise tjera ndoshta akoma edhe më të vështira e më të dhimbshme, që do të mund të sjellin rreziqe akoma më të mëdha dhe të panjohura. Ndërsa elitat politike e kanë për obligim që nëse nuk mund ti eliminojnë atëher këto duhet të paktën ti zvogëlojnë rreziqet për qytetarët dhe për vendin. Pra nëse disa struktura politike të cilat me qëllim po e pengojnë arritjen e kompromisit me Bullgarinë zbresin me këmbë në tokë besoj se do të mbesin gjallë por edhe aq patriot sa po thonë që janë nëse me të vërtetë janë të tilla. Në RMV të gjithë e dimë se nuk është hera e parë që bëhen kompromise të mëdha. Kompromisi i parë u bë në vitin 2001 me nënshkrimin e Marrveshjes së Ohrit i dyti kompromis u bë në vitin 2016 me pranimin e marrëveshjes së Prespës por me këto veprime nuk u bë nami apo këto nuk ishin fundi i botës për askend këtu te ne. Nuk do të bëhet nami apo dhe aq keq as me arritjen e Marrëveshjes së mundshme me Bullgarinë, por e keqja më e madhe do të mund të bëhet nëse vazhdohet me kundërshtimet e disa individëve dhe grupacioneve të caktuara këtu te ne dhe nuk arrihet kjo marrveshje. Pra asgjë e mirë dhe pozitive nuk do të arrihet me refuzime përpos që do të ngelin kujtimet e hidhura nga zënkat si dhe konfliketet e kota dhe joracionale mes neshë këtu te ne. Pra as kompromisi me Bullgarinë nuk do të jetë fundi i asgjëje por ky do të jetë fillimi i realizimit të asaj që shumica e qytetarëve të këtij shteti e kanë ëndrruar dhe pritur që të ndodh me dekada të tëra, pra kjo do të jetë fillimi i bisedimeve për antarsimin e RMV-së në Bashkimin Europjan. Nëse me nënshkrimin e Marrveshjes së Ohrit dhe të Prespës u bënë punë të vështira e të ndjeshme por u arritën objektiva dhe rezultate madhore pasiqë pas tyre u realizua një objektiv i madh dhe shumë i rëndësishëm vendi ynë u antarsua në NATO, atëher një gjë e bukur dhe e vlefshme do të ndodhë edhe me nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë, sepse pas kësaj do të krijohen kushtet për antarsimin e vendit në BE. Prandaj kundërshtarët e kompromiseve këtu shumë sinçerisht dua ti pyes se pse bërja e tyre në sytë e tyre shihet me aq pesimizëm apo vetëmse me ngjyrën zi? Dua përgjigje shumë të çartë e të sinçertë prej tyre. Këtyre gjithashtu dua tu themë se ka edhe diçka të bardhë në këto qështjet e kompromiseve. Është e vërtetë pra se gjë e vështirë ishte bërja e kompromisit me Greqinë apo ndryshimi i emrit por gjë e bardhë ishte antarsimi i plotë i vendit në NATO. Dhe sot si rezultat i këtij akti ne jemi shtet shumë i sigurtë pasiqë për sigurinë dhe paqën tonë nuk kujdesemi vetëm ne por edhe 29 shtetet e tjera të NATO-s bashk me ne. Gjithashtu gjë pak e vështirë do të jetë bërja e kompromiseve me Bullgarinë por gjëra me plot ngjyra të bukura do të ndodhin kur të na jepet mundësia për fillimin e bisedimeve për antarsimin e vendit në BE. Përvoja politike flet se nga kompromiset nuk është e kënaçur asanjëher asnjëra palë në konteste të ndryshme, pra si ajo që është e detyruar që të jep diçka por edhe ajo që merr diçka por këto janë të domosdoshme të bëhen në emër të gjërave pozitive që vijnë pas tyre. Në rastin me Greqinë ishte mundësia që përmes zgjidhjes së një kontesti tepër të gjatë dhe të vështirë ne i përmirsuam mardhëniet e ngarkuara ndërfqinjësore por dhe më e mira që u bë për ne si qytetarë dhe si shtet ne siguruam perspektiva më të mira jo vetëmse në sferën e sigurisë por edhe në atë të bashkpunimeve tjera me këtë shtet fqij. Edhe kompromiset me Bullgarinë do ti kenë levërditë dhe të mirat e tyre. Prandaj duhet lënë anash inatet iracionale dhe sçarimet e pabaza dhe duhet marrë guximin që të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe të arrihet marrveshja me Bullgarinë. Kjo duhet të bëhet domosdoshmërisht pasiqë rruga e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europjan tani për tani kalon nga Sofja. Dhe po su eliminuan mosmarrveshjet me këtë vend fqij kjo rrugë do të mbetet e mbyllur për ne e me këtë nuk do të kemi asnjë të mirë përpos që do të lindin pasiguri dhe rreziqe të shumta për RMV-në. Pas kësaj ne do të izolohemi si shtet dhe do të lindin ambicje e tendenca për ndikime të forcave radikale lindore këtu në RMV.