Kompanitë e sigurimeve vendosin se a do tu kthehen të hollat qytetarëve
Kompanitë e sigurimeve duhet të vendosin nëse do t’ua kthejnë paratë qytetarëve që kanë paguar policat 15 për qind më të shtrenjta.
Sipas përllogaritjeve, nga 400.000 vetura fuqia e të cilave kalon 44 kilovat, mesatarisht në javë regjistrohen 10.000 vetura, që do të thotë se aq persona kanë paguar nga 840 deri në 1.600 denarë më shumë për polica për autopërgjegjësi.
Sipas avokatëve, nuk ka bazë ligjore formale për kthimin e parave, pasi ligji nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive.
Një nga zgjidhjet është faktorizimi i parave në regjistrimin e vitit të ardhshëm. Byroja Kombëtare, me kërkesë të kompanive të sigurimit, vendosi më 25 prill të rrisë me 15 për qind çmimet e autopërgjegjësisë.
Ata janë ankuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes, Komisioni i Autopërgjegjësisë miratoi rekomandime për kthimin e çmimeve, kompanitë nuk i kanë pranuar dhe në fund ka reaguar qeveria, e cila i ka kthyer çmimet në nivelin e 10 ditëve më parë.