Kompania nga Shkupi futet në “Listën e Zezë” amerikane (Emri)
Kompania nga Shkupi “Sajtroks” futet në “Listën e Zezë” amerikane në lidhje me sistemin e përgjimit “Predator”.
Kanë reagiar edhe nga VMRO-DPMNE duke akuzuar pushtetin dhe gjyqësorin për mos-reagim, transmeton Lideri.mk. Nga kjo parti kërkojnë të dinë lidhjet e pushtetit me kompaninë që zhvilloi këtë softuer në Shkup.
“Cila është lidhja e LSD-së dhe BDI-së me kompaninë izraelito-maqedonase që zhvilloi softuerin spiun “Predator”, e që tani është në listën e zezë të SHBA-së? SHBA-ja ka futur në listën e zezë kompaninë “Sajtroks”, e cila zhvilloi softuerin spiun “Predator” në Shkup, për të cilin organizata universitare kanadeze “Citizen Lab” zbuloi se përdorej për përgjime të paligjshme të qytetarëve. Arsyeja për futjen në listën e zezë thuhet të jetë një shkelje e sigurisë kibernetike. SHBA beson se firma përdori softuer për të fituar akses në sistemet e informacionit, duke rrezikuar kështu sigurinë e individëve dhe organizatave në mbarë botën. Sipas studiuesve grekë, kohët më parë është vërejtur se Maqedonia ka blerë softuerin spiun “Predator”. Kovaçevski nuk pati asnjë reagim. Në mënyrë shqetësuese, të gjitha informacionet që kanë ardhur në opinion nga studiues ndërkombëtarë thonë se softueri për monitorimin e komunikimit “Predator” është zhvilluar ilegalisht në Shkup nga kompania “Sajtroks” dhe një rrjet kompleks kompanish të lidhura me një biznesmen izraelit. Përveç kësaj, vihet re se i njëjti më vonë u shit në mbarë botën. Pse hesht Prokuroria Publike për një skandal të tillë dhe a do të pretendojnë sërish autoritetet dhe prokuroria se kanë mësuar për sistemin e spiunazhit nga njoftimi i SHBA-së? A është blerë softueri spiun me miratimin e Kovaçevskit dhe a është përdorur për spiunim të paligjshëm ndaj qytetarëve?”, thonë nga VMRO-DPMNE./Lideri.mk