Maqedoni

Kompania e madhe gjermane po vjen në Maqedoni, drejtori Bekim Emini po i rrumbullakëson negociatat

Në ambientet e Agjencisë për investime të huaja, Drejtori Bekim Emini zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë gjermane Weber GmbH & Co. KG. Kompania është në fushën e automobilizmit dhe është në fazën përfundimtare për marrjen e vendimit për fillimin e një projekti të ri në Maqedoninë e Veriut.
Në takim morën pjesë Jorn Benner – Menaxher Profesional i Kontratës Marburger Heiner, i udhëhequr nga Ramadan Abdulai – Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoni, Drejtori i Invest North Macedonia Bekim Emini dhe përfaqësues të Sektorit për Shërbime të Investitorëve.
“Në këtë takim u përmbyll komunikimi aktiv njëmujor me kompaninë dhe u diskutua për detaje më të sakta rreth projektit të ri të kompanisë dhe po ashtu u theksua mbështetja e vazhdueshme që ka për investitorët potencialë nga Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit”, njoftuan nga kabineti i drejtorit Bekim Emini.

Drejtori i Agjencisë për Investime të huaja Bekim Emini bashkë me koordinatoren e Grupit në hapsirat e Agjencisë takuan, inkurajuan dhe bashkuan edhe sektorin e Automobilistikës i pa prekur deri më tani.
Në takimin koordinativ pjesmarës ishin ekzekutivi i 13 kompanive që bashk me InvestNorthMacedonia do të ekspozohen në Panairin e madh që do të mbahet në Shqipëri me 17-19.06.2022 ku edhe do të marin pjesë mëshumë shtete.
InvestNorth udhëton me TAB -MAK, RUEN, GIGABEL, SATRA, ARC, AUTOMEN, MOMO, RR, BUNAR Gostivar, SUPER AUTO KONTROL, BALTEPE, MEGA, BATTERY EVOLUTION (EXIDE) dhe shumë vizitor të tjerë nga Maqedonia e Veriut
Në takim u diskutua pjesa logjistike, paraqitja, pozicioni dhe të gjitha detajet duke u lidhur drejtëpërsëdrejti me përfaqësues nga Shqiperia me platformen Zoom.
Drejtori Emini, përvec përkrahjes së deritanishme ai gadishmerinë e tij e shprehu edhe në vazhdim për t’gjitha kompanitë e Maqedonisë së Veriut.

Me 17 qershor InvestMacedonia filloi paraqitjen e suksesshme në panairin Expocity Tirana
Startoi Panairi e Industrisë Automobilistike në Tiranë, Expocity Albania. Agjencia për Investimet e Huaja dhe Nxitjen e Eksportit ubpresantua së bashku me 13 kompani nga industria e automobilave nga Maqedonia e Veriut.
Aktiviteti u mbështet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili hapi zyrtarisht aktivitetin.
Të pranishmëve në hapje të panairit pati nderin t’i drejtohet drejtori Emini. Të pranishëm në hapje ishin edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini dhe Ministrja e Sipermarjes Edona Bilali nga Shqipëria.

Që nga dita e parë e hapjes së ExpoCity Tirana, vizitorët dhe të interesuarit u paraqitën për B2B takimet me InvestNothMacedonia dhe kompanitë përfaqësuese nga Maqedonia e Veriut.
Në kuadër të këtyre takimeve, drejtori i Agjencisë për investime të huaja Bekim Emini bashkë me Kompaninë nga Maqedonia e veriut RUEN zhvilluan një takim 2 orësh me Kompani (korporate) gjigante nga Japonia me mbi 20 mijë të punësuar dhe e shtrirë në 15 vende të botës, gjatë takimit u bisedua për fuqinë puntore dhe interesimin që ka Japonia kundrejt Maqedonisë së veriut në këtë sektor. Gjithashtu Emini ka zhvilluar takime edhe me Kompani të ndryshme , si Kompania Everest nga Shqipëria e cila është prodhuese e pjesëve të automobilit dhe shtrihet edhe ne Maqedoninë e Veriut në pjesën induastriale në Vizbeg dhe interesimi i tij për ta zgjeruar biznesin si target ishin zonat e lira. Gjithashtu gjatë dites për vizitë në Expocity Tirana stenden e InvestNorthMacedonia e nderuan edhe vizitor nga Kompani te ndryshme nga Maqedonia e veriut si Olimpia -il nga Tetova etj.

Në ditën e tretë dhe të fundit të panairit Automobilistik Expocity Tirana, drejtori Bekim Emini në stenden e InvestMacedonia mirëpriti edhe Ministren e infrasteukturës dhe energjisë së Shqipërisë Belinda Balluku, Ministren e e shtetit për mbrojtjen e sipërmarjes znj. Edona Bilalli , ish-Ambasadorin e Shqiperisë të Maqedonisë së veriut Arben Çejku , drejtorin e DPSHTRR-SE Bledi Gonxhja dhe vizitore të tjerë të cilët ishin të interesuar.

Kjo ishte hera e parë që Maqedonia e Veriut në menyrë spektakolare Bashkë me Kompanitë Hapi derën dhe u Promovua në tregun
Shqiptarë Automotive Fair Albania 2022.

Aktivitetet intensive të Invest Maqedonia në muajin qershor kanë vazhduar në Poloni. Përmes këshilltarit ekonomik për Poloni, ambasadorit Ilija Psaltirov dhe në bashkëpunim me Odat Ekonomike të vendit, Asociacionin MAP, Agjencinë Polake për Investime dhe Tregti dhe Odën Ekonomike Polako-Ballkanike organizuan një “B2B event Maqedono-Polak ” i cili u zhvillua sot në Varshavë të Polonisë.
Drejtori i Agjencisë Bekim Emini në fjalën e tij u dërgoi ftesë biznesmenëve të pranishëm polakë që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe të shikojnë nga afër potencialet për investim dhe eksport të vendit tonë. Ndër të tjera ai theksoi se disbalanca e krijuar nga kriza do të rrisë çmimet, prandaj është e rëndësishme promovimi i produkteve ushqimore maqedonase për të krijuar marrëdhënie eksporti me vendet në rajon dhe më gjerë dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive maqedonase ushqimore dhe kompanive nga Polonia.
Në kuadër të manifestimit u organizua një hapësirë ​​për degustimin e produkteve maqedonase – pijeve, verës dhe ushqimeve, si dhe një networking event ku prodhuesit maqedonas patën mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre tek blerësit potencial në stendat e tyre dhe të takohen drejtpërdrejt me ta.
Në degustim morën pjesë gjithsej 12 prodhues vendas me produktet e tyre, duke përfshirë tre kantinat e verës Imako, Bovin dhe Dalvina, tre kompanitë e ëmbëlsirave Vitaminka, Macrobin dhe KIM dhe gjashtë prodhues të ajvarit dhe frutave dhe perimeve të tjera të përpunuara Technoalat Komerc, Altera Food, Lars, Ushqimi, Hortena dhe Vori.
Eventi rezultoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje për eksportin e verës nga kantina Dalvina, dhe pritet në periudhën që pason nënshkrimin e marrëveshjeve me kompani të tjera të pranishme në event.