Maqedoni

Kompania e biznesmenit shqiptar nga Shkupi investon 100 milionë dollarë në SHBA

ATS GROUP e biznesmenit Shevshet Demirovski ka filluar të gjitha përgatitjet për investimin e vet të ri këtë vit me kapacitet me vlerë totale 100 milionë dollarë, i destinuar për ndërtimin e një fabrikë të re municionesh të kalibrit të vogël me bazë në Teksas, SHBA.

Vendndodhja përcaktohet në shtetin e Teksasit ku uzina do të fillojë të funksionojë në fund të vitit 2025.

Fabrika, me një sipërfaqe prej 50 000 m2 objekte prodhimi, do të prodhojë 200 miliona copë municionesh të kalibrit të vogël në vit të destinuara kryesisht për tregun në SHBA.

Të gjitha produktet janë në përputhje me standardet e NATO-s dhe do të shiten nën markën e njohur botërore të ATS AMMO.

Plumba manovrimi, plumba me majë çeliku, bërthama municioni dhe pjesë të bëra vetë me teknologjinë 4.0 IoT.

ATS GROUP me seli në Shkup është një korporatë moderne maqedonase e përbërë nga katër kompani, nga të cilat tre në Shkup dhe një në Samokov me më shumë se 500 punonjës dhe 40 vite përvojë.

Ata punojnë sipas standardeve më të larta dhe prodhojnë një gamë të gjerë të produkteve, cilësia e të cilave njihet në mbarë botën dhe për të cilat kanë marrë çmime të shumta dhe mirënjohje.

ATS Group është e angazhuar në prodhimin e produkteve të përbëra dhe produkte të destinuara për pajisjen e ushtrisë dhe policisë në fushën e balistikës, mbrojtjes dhe sigurisë balistike.

Përveç kësaj, kompania gjithashtu prodhon municioon të kalibrit të vogël dhe linjat e plota të makinerive të prodhimit të municioneve, pra nga viti në vit po rrit vazhdimisht potencialin e vet eksportues dhe në këtë mënyrë realizon qëllimet e zhvillimit, planin dhe misionin e vet.

Të gjitha produktet e prodhuara nga kompania janë në përputhje me standardet e NATO-s.

Kompania konkurron me më të mëdhenjtë në botë në fushat ku operojnë prodhuesit në këtë industri.

Kompania posedon ekspertizë të lartë inxhinierike, makina dhe mjete për prodhimin e municionit të mbrojtjes balistike dhe së fundmi dhe tekstil teknik ATS ARAMID UD 230 i nevojshëm për prodhimin e një pjese të madhe të produkteve balistike.