Maqedoni

Komisioni Evropian: Qytetarët e Maqedonisë janë më të pamotivuarit për të luftuar për atdheun e tyre

Sipas analizave të anketës të publikuara nga Komisioni Evropian, qytetarët e Maqedonisë janë më së paku të përgatitur nga i gjithë Ballkani për të luftuar për vendin e tyre, shkruan “Nezavisen”.

Në një anketë të bërë për këtë vit, pyetja për banorët meshkuj ishte “nëse shpërthen lufta, a jeni gati të mbroni atdheun tuaj?”.

Sipas këtyre të dhënave, vetëm 55 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë të gatshëm të luftojnë nëse vendi kërcënohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Greqia renditet e para në rajon me 87 për qind, e ndjekur nga Sllovenia me 87 për qind dhe Shqipëria me 85 për qind.

Më pas renditen Turqia me 83 për qind, Bullgaria me 75,5, Kroacia 74,2, Rumania me 68,2, Serbia me 65,9, Mali i Zi (61,1) dhe Bosnja dhe Hercegovina (59,5).