Maqedoni

Komisionet kuvendore për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, gjendjen e krizës, eurouintegrimet

Përcaktimi i propozimit për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit Kuvendor për Çështje të Emërimeve, ndërsa para Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është Propozim vendimi i Qeverisë për vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës deri në fund të vitit. Në Kuvend seancë do të mbajë edhe Këshilli Kombëtar për Eurointegrime, i cili ndërkaq, do të debatojë për perspektivat për integrim evropian të shtetit në prag të samitit të qershorit të Këshillit Evropian.